Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën sesi trupi mund të kuptojë ndërrimin e sezoneve nëpërmjet “një kalendari kimik”, raporton BBC. Kjo skuadër shkencetarësh, raporton Biologjia Aktuale, zbuloi një grup me mijëra qeliza që mund të jetojnë si në gjendej ‘vere’ ashtu dhe në gjendje ‘dimri’.

Ky grupim qelizor përdor zgjatjen e ditës për ‘të kaluar’ nëpër to gjendjen, në varësi të kohës që duhet për t’u bërë natë. Ora vjetore kontrollon kur kafshët duhet të riprodhohen apo duhet të bien në gjumë letargjik duke ndikuar drejtpërdrejt në sistemin imunitar. Skuadra e Universitetit të Manchesterit dhe Edinburgut i bazuan rezultatet e studimit të tyre në analizmin e trurit të deleve në kohë të ndryshme përgjatë një viti.

Kalendari

Shkencëtarët zbuluan një grup prej 17,000 ‘qelizash kalendarike’ në gjendrën e hipofizës, e cila ndodhet në bazën e trurit dhe lëshon hormone që kontrollojnë proceset në trup. Ata thonë se qelizat kanë një ‘sistem dyjor’ (binar) si një kompjuter që mund të ekzistojnë në një nga dy gjendjet- duke bërë të mundur të prodhojnë kimikate “dimërore” ose “verore”. Proporcioni i qelizave kalendarike ndryshon përgjatë viteve për të treguar kalimin e kohës.

Profesori Andrew Loundon nga Universiteti i Manchesterit thotë: – “Duket sikur për një përiudhë të shkurtër të vitit, në mes të dimrit dhe në mes të verës, të gjitha qelizat janë në një gjendje të vetme ‘kalendarike’. Megjithatë ndodh që ato mund të jenë një pjesë në një gjendje e një pjesë tjetër në një gjëndje ndryshe, por është ende e paqartë sesi trupi kupton në këto raste nëse është dimër apo verë. Ora vjetore njihet ndryshe dhe si ritmi ndërvjetor dhe është i ngjashëm me ritmin ditor apo cirkadian që na mban zgjuar në momentet e duhura të ditës. Këto sisteme kontrollohen nga drita, dhe janë të domosdoshme për të përcaktuar migrimin e kafshëve, gjumin letargjik dhe çiftëzimet sezonale duke shpjeguar përse disa kafshë si qingjat lindin në pranverë.

Duke qenë se kohëzgjatja e ditë-natës është një faktor i rëndësishëm i funksionimit të trupit, duke na përcaktuar sasinë e duhur të gjumit, bëhet i mundur edhe kuptimi sesi funksionon melatonia, hormoni i gjumit (prodhohet në sasi të madhe gjatë dimrit kur ditët janë më të errëta). Hapi i rradhës është të kuptojnë sesi qelizat regjistrojnë kalimin e kohës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb