Ish-drejtori i Muzeut Historik-Kombëtar, Melsi Labi ka publikuar një kartolinë të shkruar sipas tij, nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama me rastin e vitit të ri 1983 për dajën e tyre Spiro Koleka. Në këtë kohë Rama ka qenë 18 vjeç kurse vëllai i tij 13 vjeç.

Kartolina mban vulen e dërgimit në datën 29 dhjetor 1982 dhe me sa duket Rama i drejtohej dajës së tij me emrin “Barba Pilo”

“I dashur Barba Pilo. Ju urojmë gëzuar Vitin e Ri 1983. Shëndet dhe lumturi në familje. Të rrojë Partia dhe xhaxhi Enver! Olsi dhe Edi. Merr: Spiro Koleka. Blloku i Udhëheqësve. Tiranë.

Melsi Labi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: