TIRANË- Ashtu siç është paralajmëruar më herët edhe nga Kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit do të zgjidhet sot Presidenti i ri i Republikës, duke e lënë në këtë mënyrë edhe drejtimin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Po kush do të marrë postin e tij? “BalkanWeb” mëson se Petrit Vasili do të drejtojë partinë si nënkryetar i LSI-së, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo, pasi Kongresi do të bëhet pas zgjedhjeve, kur do të vendoset edhe se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të LSI-së.

Ilir Meta do të marrë detyrën zyrtarisht më 24 korrik. Kujtojmë se pjesë e garës për Kreun e Shtetit u bë dhe zëvendëskryetari i LS-I­së, Petrit Vasili, i propozuar nga Kryesia, i cili është edhe ministër i Drejtësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: