Policia e Tiranës ka evidentuar një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve dhe mjeteve te identifikimit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se hetimi për këtë vepër penale ka nisur muaj më parë dhe mbrëmjen e djeshme janë ekzekutuar disa urdhër-arreste me vendim gjykate.

Në kuadër të këtij operacioni ka pasur shoqërime të shumta në polici, si edhe kontrolle banesash të të dyshuarve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb