Bashkimi Evropian ka konfirmuar gatishmërinë e tij për t’i dhënë Bosnje e Hercegovinës statusin e një kandidati për anëtarësim të plotë në BE.

Shtetet anëtare i kërkuan Komisionit Evropian (KE) të përgatisë një raport të ri mbi procesin e reformave në vend, pas të cilit BE do të jetë gati të shqyrtojë mundësinë e dhënies së statusit të kandidatit.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i japë Bosnjë dhe Hercegovinës statusin e një vendi kandidat dhe, për këtë qëllim, i bën thirrje Komisionit (Evropian) që t’i raportojë pa vonesë Këshillit të BE-së mbi zbatimin e 14 prioriteteve kryesore të përcaktuara në opinion “, thuhet në konkluzionet e miratuara pas takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së më 23 qershor.

Burime diplomatike në Bruksel kanë konfirmuar se me kandidaturën e Sarajevës do të merret Presidenca çeke, e cila do të ketë mandat nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti. Këto burime konfirmuan, gjithashtu, se presin një reagim relativisht të shpejtë nga KE-ja në mënyrë që liderët evropianë të trajtojnë çështjen e statusit kandidat për Bosnje e Hercegovinën dhe, nëse është e mundur, të vendosin sa më shpejt që të jetë e mundur në samitin e rregullt që do të mbahet në tetor dhe në mbledhjen e dhjetorit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.

Në Samitin e Bashkimit Evropian (BE), çështja e statusit kandidat për Bosnjën u shfaq si problem, sepse Sllovenia nuk lejoi miratimin e një pakete konkluzionesh ku u hoq vendimi për Ukrainën dhe Moldavinë, deri në një vendim më specifik.

Në lidhje me statusin e kandidatit është përfshirë në kapitullin e Ballkanit Perëndimor. Si rezultat i këtij debati, BE-ja nuk mundi të shpallte me kohë vendimin për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë.

Përpara samitit, kryeministri slloven, Robert Golob, njoftoi se do të kërkonte që në përfundimet e samitit, liderët e BE-së të përcaktojnë kornizën kohore kur Bosnja do të marrë statusin e kandidatit dhe se ai është i gatshëm të insistojë në këtë çështje, “nëse është e nevojshme, deri në mëngjes”.

Sipas burimeve jozyrtare, kjo nismë sllovene është përkrahur nga Kroacia, Austria dhe më vonë Hungaria. Në fund, u gjet një formulim kompromisi që konfirmon gatishmërinë e BE-së për t’i dhënë Bosnje e Hercegovins statusin e kandidatit, por pas një raporti të ri nga Komisioni Evropian.

Në vitin 2019, Bosnja dhe Hercegovina mori një opinion negativ nga KE-ja për aplikimin për anëtarësim të plotë në BE. Vendi duhet të plotësojë 14 kritere për të marrë statusin e kandidatit dhe kjo është përsëritur nga institucionet e Brukselit prej vitesh.

Megjithatë, rekomandimi i KE për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit “me mirëkuptimin” se vendi do të plotësonte më pas kushtet e nevojshme, ngriti çështjen e Bosnjes si një vend, statusi i kandidatit të të cilit lidhet me pranueshmërinë e mëparshme./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb