Brad Pitt është në një lidhje me këngëtaren e njohur suedeze Lykee Li. Thashethemet lindën të mërkurën kur Brad, 58 vjeç u takua me Lykke në një vend të sekret.

Aktori, i cili është ende në proces divorci me Angelina Jolie, ka qenë bashkë me yllin suedez të popit që nga mesi i vitit të kaluar. The Sun citon një burim që i ka parë duke darkuar së bashku.

Sipas gazetës, këngëtarja 35-vjeçare, e cila ka një djalë 6 vjeçar, jeton vetëm tre minuta larg nga aktori i famshëm. Sipas burimit, dyshja kanë qenë në gjendje ta fshehin romancën kaq lehtë pasi janë fqinjë. “I ka dalë në mënyrë perfekte Brad-it, të ketë dikë që i pëlqen të jetojë kaq afër”, tha burimi.

Para Lykke, aktori i “Ocean’s Eleven” ishte i lidhur me modelen gjermane Nicole Poturalski, 29 vjeç. Ai u takua me Nicole në një festë në Berlin në vitin 2019 pas premierës së filmit të tij “Once Upon a Time” dhe besohet se kanë qenë bashkë për një vit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb