Jeta private e Morena Tarakut ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga miliarderi iranian Sasha Sobhani, historia me të cilin ka mbetur në të shkuarën, pasi këngëtarja shqiptare ka nisur një lidhje të re.

Po përflitet se Morena është prej pak kohësh në një lidhje me reperin holandez me origjinë arabe, Jalal Oba, një ish-boksier në të shkuarën e tij, siç shkruan Panorama Plus.

Dyshja po punojnë për një këngë të re së bashku në një studio regjistrimi në Amsterdam, por pas këtij dueti fshihet edhe një histori dashurie.

Jalal poston shpesh foto e video me Morenën dhe historia e tyre e dashurisë mesa duket do të rezultojë e bukur pasi çifti nga postimet shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb