Partia Socialiste ka përzgjedhur emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se Damian Gjiknuri do të jetë sërish një ngas bashkëdrejtuesit e këtij procesi, ndërsa në mesin e anëtarëve do të jenë deputetët Toni Gogu, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka etj.
Lista:

-Damian Gjiknuri bashkëkryetar

-Toni Gogu anëtar

-Ermonela Felaj anëtare

-Blerina Gjylameti anëtare

-Klotilda Bushka anëtare

-Klevis Xhoxhi anëtar

-Arben Pëllumbi anëtar

-Blendi Klosi anëtar

Ndërsa anëtarë zëvendësues janë:

-Gledis Çeliku

-Jurgis Çyrbja

-Xhemal Qefalia

Vlen për t’u përmendur se ndryshimet në Reformën Zgjedhore ishin një nga kërkesat e Partisë Demokratike, në tre amendamentet e propozuara prej tyre, ku përfshihen vettingu në politikë dhe Reforma Territoriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb