Kryefjalë e mediave botërore ditët e fundit është edhe divorci i miliarderit Bill dhe Melinda Gates.

Mediat e huaja po flasin së fundmi për një “marrëveshje” të fshehtë mes çiftit. At thonë se shefi i Microsoft, me anë të kësaj marrëveshjeje, kishte të drejtë të kalonte çdo vit, një fundjavë me ish të dashurën sipërmarrëse, Ann Winblad.

65-vjeçari dhe kapitalistja Ëinblad, 70-vjeç, ishin të lidhur në vitet ’80, por u ndanë në 1987, në të njëjtin vit kur Bill u takua me gruan e ardhshme Melinda.

Pas ndarjes miqësore, çifti mbajti një miqësi të fortë dhe në vitin 1997 në TIME Magazine, Bill tha: “Kur isha duke menduar për martesën me Melinda, unë thirra
Ann dhe kërkova miratimin e saj.”

Ajo e miratoi martesën e tyre dhe ish të dashuruarit vazhduan pushimet e tyre tradicionale vjetore.

”Kur takohemi, ne ndajmë mendimet tona për botën dhe veten tonë”, thotë Ann.

Divorci i Bill dhe Melinda do të jetë një nga divorcet më të shtrenjta në histori dhe çifti do të ndajë një pasuri prej 130 miliardë dollarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: