Prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin është përhapur në të gjithë botën duke marrë parasysh fitimet marramendëse që ajo sjell.

Një “minierë” e prodhimit të Bitcoin u zbulua në zyrat qëndrore të policisë së Polonisë në Varshavë.

Zëdhënësi i policisë, Mariusz Ciarka, ka deklaruar për mediat vendase se një punonjës, jo efektiv, tentoi të vjedhë elektricitetin e qendrës për të prodhuar kriptomonedhën.

“Fatkeqësisht kjo ndodhi në zyrat qëndrore. Kjo tentativë u zbulua shumë shpejtë” – është shprehur zëdhënësi.

Pas kësaj ngjarje, punonjësi është shkarkuar nga detyra teksa prokuroria e Varshavës ka nisur hetimet.

Kriptomonedhat si bitcoin-i funksionojnë në sajë të një rrjeti të decentralizuar. Prodhimi i saj kërkon pajisje të fuqishme dhe të sofistikuara kompjuterike.

Gjtihashtu ajo kërkon procesorë dhe karta grafike të fuqishme për të dekriptuar ekuacione të komplikuara. I gjithë ky proces shfrytëzon shumë energji elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb