PSG nuk do vazhdojë të mbajë në stol Mauricio Pochetino. Parisienët kanë bërë një zgjedhje tjetër për pankinën e sezonit të ardhshëm, teksa frenat e ekipit do i marrë Christophier Galtier, i cili u la i lirë dje nga Nice.

L’Equipe ka zbuluar arsyen se përse po vonon zyrtarizimi. Argjentinasi ka kontratë me klubin deri në vitin 2023 dhe për të zgjidhur kontratën nevojitet një marrëveshje për ccështjen e bonuseve. Menjëherë sapo të gjendet akordi, PSG do vijë me lajmin përkatës në kanalet e klubit.

 

Gr

 

Pochetino dështoi të arrinte sukses në UEFA Champions League, edhe pse drejtuesit i plotësuan të gjitha dëshirat e merkatos, duke i sjellë në ekip më të mirët e botës.
(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: