DURRES – Policia e Durrësit ka zbuluar në lagjen Nr.15 të qytetit një magazinë e cila ishte në punime e sipër, dhe që dyshohet se do të shërbente për të kultivuar bimë narkotike me një teknologji të fundit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në magazinë janë sekuestruar 3 kg lëndë narkotike, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Artur Mahmutaj 35 vjeç, i cili rezulton të jetë pronari i magazinës.

“Nga Specialistët  për Narkotikët në Drejtorinë e  Policisë  së  Qarkut  Durrës më datë 11.09.2015 në bazë të informacioneve  të  marra  në  rrugë  operative, në  lagjen  Nr.15  në Durrës, u  ushtrua kontroll  në një  magazinë  në  punime e  sipër,e  cila  do  të  shërbente  si ambient  për të kultivuar  bimë narkotike me një teknologji të fundit. Nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 3 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva. Magazina është  në pronësi të shtetasit Artur Mahmutaj 35 vjeç,i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme për veprën penale“Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”parashikuar  në nenin 283 të  Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: