FRANCE- Në grup arkeologësh të rinj nga Franca zbuluan javën e kaluar në Tautavel, në jugperëndim të Francës, një dhëmb që mendohet se i përket një individi të rritur që kishte jetuar para 560 000 vjetësh, gjë që përbën një zbulim të madh sipas studiuesve në vend.

“Një dhëmb që mendohet se i përket një të rrituri, burrë apo grua, kjo nuk mund të thuhet, u gjet gjatë gërmimeve në një nivel të tokës që njihet për sende që datojnë rreth 580 000 dhe 550 000 vjet më parë, sepse janë përdorur shumë metoda për datime të ndryshme”, theksoi sot paleantropologja, Amelie Viallet, 39 vjeç, shkruan “Koha.net”.

“Ky është një zbulim i madh sepse ka shumë pak fosile njerëzore në këtë periudhë në Evropë”, theksoi ajo.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: