Në Saskatchewan të Kanadasë janë gjetur fosile gjitarësh, 23 milionë-vjeçare, sipas shtypit vendas.
Fosilet janë gjetur në parkun kombëtar ”Grasslands” për të cilat thuhet se janë të kuajve, maceve dhe rinocerontëve para 23 milionë vitesh.

“Zbuluam të paktën tre fosile të ndryshme të kuajve. Njëri prej tyre ishte me madhësi të mesme sa një qen. U emocionuam kur zbuluam fosilin e maces së madhe sa një puma. Gjithashtu gjetëm edhe një kockë misterioze të nofullës, por kjo nuk është gjitar”, tha Danielle Fraser nga ekipi shkencor.

Ajo tha se këto fosile gjenden vetëm në Saskatchewwan, Alberta dhe ishullin Devon.

“Me siguri vitin e ardhshëm do të kthehemi përsëri dhe do të fillojmë të kërkojmë gjitarë të vegjël si lepur dhe brejtës. Parashikojmë që punimet të vazhdojnë për rreth 10 vite”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: