Portreti i pasardhësit të Jules Cesar është zhvarrosur në Isernia, në pjesën qendrore të Italisë. Ai mund t’i përkasë në statuje perandorake.

Fytyra nuk gabon. Karakteristikat e idealizuara, apoloniane dhe flokët në ballë të lakuara. Portreti prej mermeri i zbuluar nga arkeologët italianë në komunën e Isernias, në Molise, sipas të gjitha gjasave përfaqëson Augustin, perandorin e parë të Romës.

“Po, ai është … perandori August”, deklaroi në një komunikatë qendra arkeologjike e Molises e ngarkuar me gërmimet. Me një lartësi prej 35 centimetrash, ajo mendohet se i përket një statuje pak a shumë prej dy metrash të gjatë, që daton në vitin 20 para Jezu Krishtit.

Një thesar i vogël i vërtetë për këtë qytet me 21 000 banorë.

Dëmtuar, veçanërisht në pjesën e hundës, siç ndodh shpesh me statujat, kjo kokë u gjet afër murit të vjetër të qytetit.

Ajo korrespondon, në një mënyrë krejt arketike, me llojin e portretit të ashtuquajtur Prima Porta, nga emri i kryeveprës së mbajtur në muzeun e Vatikanit, që ofron modelin më të përhapur të përfaqësimit të sovranit. (Atsh)

“Nipi i madh i Julius Cezarit, i rritur në vitin 27 para Krishtit. J. – C. në rangun e Augustus dhe Princeps, është identifikuar aty në sajë të tipareve të fytyrës dhe flokëve të tij”, theksuan për mediat lokale IsNews Dora Catalano dhe Maria Diletta Colombo, përkatësisht kryeinspektori dhe shefi i zyrës arkeologjike të qendrës arkeologjike së Molises.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: