Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë ditës së djeshme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi në Katllanovë të Shkupit, ku ka gjetur laborator për prodhimin e substancave narkotike. Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një 43-vjeçar.

“Është kontrolluar shtëpizën e vikendit në pronësi të N.Z. (47) në fshatin Gradmanovc të Katllanovë, ku është gjetur laborator për prodhimin e marijuanës, rreth 200 fidanë, filtra ajri dhe pajisje të tjera prodhuese, rreth dy kilogramë marijuanë”, shtojnë nga MPB.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb