Arkeologët kanë zbuluar një disk diellor në Turqinë veriperëndimore, në një altar shkëmbor në vendbanimet antike trake, njoftuan burimet.

“Altari i zbuluar në Edirne daton 3 500 vjet më parë”, tha Engin Beksac, kreu i Departamentit të Historisë së Artit, në Universitetin e Trakias.

“Disku diellor në altar është përdorur për të vëzhguar lëvizjet e hënës dhe diellit”, shpjegoi ai, duke theksuar se trakët janë marrë me astronomi.

Beksac deklaroi se disku diellor i zbuluar jep të dhëna të rëndësishme për kuptimin astronomik të periudhës dhe tregojnë se tempujt janë përdorur dikur edhe për vëzhgime astronomike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb