GJIROKASTER- Zbulohet dhe shkatërrohet një tjetër magazinë që përdorej për kultivim të bimëve narkotike me llamba elektrike. Burime nga Policia e Gjirokastrës bënë me dije se janë shpallur në kërkim dy vëllezërit me iniciale T. V., 38 vjeç, H.V., 47 vjeç, të dy banues në qytetin e gurtë.

Në kuadër të operacionit “Aspiratori”, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën “Industriale” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë që ishte marrë me qira, përkatësisht 6 dhoma në katin e parë, që ishin marrë nga dy vëllezërit, kultivohej bimë narkotike me anë të llampave elektrike. Në këto dhoma u gjetën dhe u sekuestruan 28 thasë plastike me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, pajisje ventilimi, 100 llamba si dhe pajisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike. Gjithashtu nga policia dhe punonjësit e OSHEE-së është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Përdorim të paligjshëm të teknologjisë së lartë” dhe “Prodhim dhe shitje a narkotikëve” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: