“Planeti Nëntë” ekzistoka vërtet. Ndodhet në kufijtë e sistemit tonë diellor, së shumti në errësirë pasi largësia nga dielli bën që të marrë pak ose aspak ndriçim.

Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar një planet të ri në sistemin tonë diellor me përmasën e Neptunit. Ata thonë se planeti i sapozbuluar mendohet se është 10 herë më i madh se Toka dhe me një atmosferë të rrallë prej hidrogjeni dhe heliumi. PO keshtu mendohet se planeti gjendet shumë larg Diellit, në një orbitim të plotë 15 mijë vjet çka i jep tjetër pamje sistemit tonë diellor.

Ky planet nuk ishte parë më parë por vetëm dyshohej se ekzistonte.

Dy studiues u nisën me idenë të rrëzonin teorinë e ekzistencës së planetit Nëntë në sistemin tonë diellor, por kërkimet i cuditën. Ishin po ata që vërtetuan hipotezën e prezencës së këtij planeti.
Zbulimi do të sjellë ribërjen e librave të astronomisë përsa i përket kapitujve mbi Sistemin diellor.
Sipas llogaritjeve të Brown dhe Batigyn planeti besohet se ka diametrin nga 2 deri në 4 herë më të madh se Toka, duke u renditur kështu si planeti tjetër më i madh se planeti ynë, krah Jupiterit, Saturnit, Urani e Neptuni.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb