Sarkofagu i një prifti egjiptian që daton prej më shumë se 2500 vite u zbulua drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje gjatë një emisioni në kanalin amerikan “Discovery”.

Ishte nëpërmjet dritës artificiale që arkeologu egjiptian, Zahi Hawass dhe njerëzit e tij hapën, të rrethuar nga kamerat, tre sarkofagë, njëri prej të cilëve ndodhej në sipërfaqe të varrit ndërsa tjetri në fund të një galerisë.

Por, ata u vonuan më shumë me të tretin, shumë më i madh dhe i sofistikuar, që mbante kufomën e priftit të madh të perëndisë Thot, që ishte shumë aktual gjatë dinastisë së 26-të (viti 664-525 para Krishtit).

“Ky njeri ishte si një mbret”, thekson Zahi Hawass, pasi pa cilësin e balsamimit dhe të fashove që ishin të paprekura, ndryshe nga dy mumjet e para.

Thoti shpesh herë paraqitej nën formën e një zogu ibis dhe simbolizonte kryesisht urtësinë dhe magjinë.

(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb