Një thesar me monedha të rralla ari u zbulua në portin e vjetër të Cezaresë (Izraeli i veriut), me shumë gjasa i fshehur, por që u gjet kurrë nga pronari i tij, i cili e kishte groposur në periudhën e pushtimit të qytetit nga kryqtarët rreth 900 vite më parë.

Gërmimet nxorrën në dritë rreth disa ditë më parë një vazo të vogël bronzi me 24 monedha ari brenda si dhe një palë vëthë. Thesari u gjet mes dy gurëve pranë një pusi në një shtëpi të vjetër, njoftoi Autoriteti Arkeologjik Izraelit dhe disa organizata të përfshira në zbulim.

”Monedhat, të cilat u ekspozuan sot për median datojnë nga fundi i shekullit të XI-ë. Ky zbulim bën lidhjen e gjetjes së thesarit me pushtimin e qytetit nga kryqtarët në 1101, një nga ngjarjet më tragjike në historinë mesjetare të qytetit”, njoftuan me anë të një deklaratë drejtuesit e gërmimeve, Peter Gendelman dhe Mohammed Hatar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb