Zbulohet një tjetër vendim i Donald Trump, pak minuta para se të dorëzonte detyrën si President i SHBA.

CNN raporton se në çastet e fundit, Donald Trump ka vendosur të falë plotësisht Albert J. Pirro. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëssekretari i shtypit, Judd Deere

“Sot, Presidenti Donald J. Trump i dha falje të plotë Albert J. Pirro, Jr”, tha zëvendës sekretari i shtypit, Judd Deere, në një deklaratë për shtyp.

Albert J. Pirro ishte dënuar për akuza konspiracioni dhe evazioni fiskal, pasi kishte zbritur në mënyrë të padrejtë 1.2 milionë dollarë nga shpenzimet e tij personale në fshirjen e biznesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb