Në personelin e poliklinikës nr. 9 në kryeqytet janë zbuluar raste me COVID 19.

Zbulohet kështu një vatër e re e përhapjes së virusit në kryeqytet, pas QSUT-së, e kthyer tashmë në një vatër të nxehtë, me 26 të prekur në personel shëndetësor.

Të dhënat i bëri me dije për “BalkanWeb” gazetari i News 24, Erjon Skëndaj. Sipas tij, në poliklinikën pranë “21 Dhjetorit” kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, dy mjekë.

Kjo thotë ai ka shtuar masat në këtë godinë, tek e cila nuk lejohet më hyrja e asnjë pacienti pa maskë mbrojtëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb