Është në prag të kolapsit ylli që ka dallimin e dyfishtë si më i vogli dhe në të njëjtën kohë më i denduri i vërejtur ndonjëherë.

Me një diametër prej vetëm 4 300 kilometra, pak më i madh se ai i Hënës dhe masë më të lartë se Dielli, zbulimi i tij, i botuar në revistën “Nature”, u bë nga astrofizikania italiane Ilaria Caiazzo.

Ylli është një xhuxh i bardhë, domethënë një yll që tani ka arritur fundin e ciklit të tij jetësor dhe është më i vogli në llojin e tij i vërejtur ndonjëherë.

“Mund të duket kundërshtuese, por xhuxhi më i vogël i bardhë është gjithashtu edhe ai më masivi”, vëren Caiazzo.

“Kjo ndodh sepse, ndryshe nga yjet normalë, xhuxhët e bardhë nuk mundësohen nga djegia bërthamore, gjë që i lejon ata t’i rezistojnë gravitetit të tyre”, shtoi ajo.

Xhuxhët e bardhë janë mbetjet e yjeve që dikur kishin një masë deri në tetë herë më të madhe se Dielli dhe zbulimi i këtij ylli të vogël jashtëzakonisht të dendur, i quajtur ZTF J1901 + 1458, krijon mundësi për shkencëtarët që të kuptojnë se çfarë mund të ndodhë me yjet që arrijnë në fazën e xhuxhit të bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: