Damian Gjiknuri ka zbuluar ofertën e mazhorancës për opozitën jashtëparlamentare në ditën e sotme lidhur me ndryshimet kushtetuese, Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore.

Sipas GJiknurit fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe më pas diskutohen në Këshillin Politik listat e hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.

Ai shprehet se këto ndryshime nuk ndalojnë koalicionet parazgjedhore si dhe do të garantohet diskutimi i modeleve të sistemeve proporcionale rajonale me Lista të Hapura që ka paraqitur opozita jashtëparlamentare sot si ai Letonez, Holandez dhe Belg.

PROPOZIMI I MAZHORANCËS
Ne menyre te permbledhur, gjate diskutimeve te sotme, oferta e dhene nga mazhoranca per opoziten jashteparlamentare ishte sa vijon:

1. Miratimi i amendimeve kushtetuese te cilat edhe sipas opinionit te eksperteve te pavarur te atashuar prane Keshillit Politik nuk pengojne as hapjen 100% te listave te kandidateve dhe as koalicionet parazgjedhore.

2. Reflektimin me pas te ketyre amendimeve kushtetuese ne ligjin elektoral permes nje procesi diskutimi ne Keshillin Politik.

3. Persa i takon shqetesimit te opozites jashteparlamentare per ceshtjen e modaliteteve te krijimit dhe regjistrimit te kandidateve nga koalicionet parazgjedhore, kjo eshte nje ceshtje qe percaktohet ne Kodin Zgjedhor. Ne fazen e nderhyrjes ne Kod, pervec ekspertizes qe do te merret nga ODIHR, te shqyrtohen te gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashteparlamentare gjate diskutimeve te deritanishme ne Keshill, sic jane modeli Letonez/Hollandez, Belg. Gjithashtu te hulumtohet cdo model i nje vendi te OSBE qe aplikon sistem proporcional rajonal me lista te hapura si ky qe ka Shqiperia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb