PRISHTINE– Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri i Kosovës, vazhdon të jetë politikani më i pasur në Kosovë.

Në deklarimin e pasurisë, ai ka deklaruar pasurinë e tij shumë milionëshe me shumicën e pasurisë së paluajtshme jashtë vendit.

Ai ka deklaruar në total pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme më shumë se 200 milionë e kapital të kompanive ku është pronar më shumë se 400 milionë euro.

Pacolli ka edhe miliona euro, para të gatshme, nëpër banka. Në total ai ka rreth 6 milionë euro në banka, dhe po ashtu 355 mijë dollarë.

Të ardhura vjetore ka deklaruar dividentën në vlerë totale prej 5.3 milionë eurosh dhe interesin e depozitave prej 130 mijë eurove.
3_1528810355-230168
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb