TIRANË

Humbja e nuhatjes dhe shijes është një nga shenjat e infektimit me koronavirus. Personat e sëmurë me Covid-19 shpesh ankohen, ndërsa specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se kjo ndodh pasi dëmtohen receptorët.

I ftuar në “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka, Merja thotë se duhen pak ditë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme, edhe pasi pacientët janë shëruar nga Covid-19. Ai sugjeroi avuj me kanellë vetëm 1 herë në darkë ndërsa gjatë ditës mund të zihet një sasi kanelle dhe të përdoret me kujdes.

Referuar qelizave trunore, Merja sqaron se për të qetësuar sistemin nervor, ai këshillohet përdorimi i një çaji me bar blete, apo borzilok, livando e rozmarinë që na kthen në jetën aktive edhe më energjikë. Gjatë emisionit Merja u ka dhënë përgjigje edhe shumë telefonatave nga shikuesit e TV “News24”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: