Presidenti i përhershëm i Jugosllavisë, Josip Broz Tito dëshironte të kishtë një Jugosllavi edhe më të madhe dhe më të fuqishme, duke u përpjekur ta bënte atë një fuqi botërore.

Ai kishte ambicien e bashkimit me Jugosllavinë, edhe të Shqipërisë, Bullgarisë, pjesë të Rumanisë dhe Greqisë, sipas disa historianëve, duke iu referuar Planit Marshall.

Historiani amerikan Sabrina Ramet tha se RSFJ-ja nën Tito donte të krijonte një Jugosllavi integrale, e cila do të përfshinte zonat kufitare rreth Jugosllavisë: Greqia, Traki, Shqipëria, Bullgaria, të paktën një pjesë e Carinthia austriake, si dhe krahinën italiane të Friuli-Venezia Giulia. Në mbështetje të tezës së saj, vijon se pas Luftës së Dytë Botërore, Tito njoftoi se Jugosllavia kishte pretenduar të drejtat për Triestën dhe të gjithë Carcini-t, duke përfshirë Carinthia austriake.

asasfg

Historiani Srdjan Cvetkoviç thotë se harta ndoshta ka të bëjë me të ashtuquajturin projekt të Federatës Ballkanike.

“Kjo Jugosllavi do të përfshinte vendet tashmë ekzistuese, plus Shqipërinë dhe Bullgarinë. Dihet se ka pasur një aspiratë drejt Greqisë dhe Austrisë. Projekti ishte aktual pas Luftës së Dytë Botërore. U hodh në tryezë si ide, komunistët ishin të tillë – ata bënin diçka në tryezë dhe më pas do ta testonin. Ishte në të vërtetë një karrem për Titon, të cilin Stalini provoi”, thotë Cvetkoviç, cituar nga “Srbijadanas”.

Sipas tij, shumica e historianëve besojnë se kjo ishte pikërisht arsyeja kryesore për konfliktin midis Titos dhe Stalinit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: