SHBA

Zyrtarët e qeverisë së SHBA kanë nënshkruar një plan që prej 1 majit të hapen të gjitha shkollat, kampet dhe kishat në vend.

Ky plan është hartuar nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave si dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve që japin dhe rrugën se si SHBA do të fillojë kthimin drejt normalitetit.

Plani në fakt është me 8 pika dhe prej 1 majit parashikon hapjen e këtyre institucioneve, më pas më 15 maj pritet rritja e kiteve të testimeve dhe fondeve të emergjencës.

Për pikat e tjera nuk dihet por në dokument sipas mediave të huaja flitet dhe për një nivel risku që mund të shkaktojë rihapja në luftën ndaj COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb