DIBËR

Të premten pritet të nisin protestat në qarkun e Dibrës me qëllim pengimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dega e Partisë Demokratike Dibër ka bërë nje kërkesë ndaj KZAZ nr. 19, KQZ, Komisariatit të Policisë, ndërsa ka vënë në dijeni OSBE-ODIHR.

Gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi raporton se selia blu në Dibër me anë të kësaj shkrese ka lajmëruar protesta masive, të cilat do të fillojnë të premten dhe do zgjasin deri me 2 korrik.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: