Ministri serb Aleksandër Vulin, ka deklaruar se jeta e presidentit serb Aleksandër Vuçiç është e rrezikuar.

Ai ka treguar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme synon të vrasë presidentin e Serbisë.

‘Pasi morëm informacionin nga policia e shteti anëtar të BE-së në 14 janar përmes Europolit , Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë u njoftua zyrtarisht përmes informacioneve operative për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminale, i përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme që synon të vrasë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç’, ka njoftuar Vulin.

Sipas tij anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë sëbashku me Europol  dhe shërbimin partner nga ku edhe është marrë informacioni, kanë nisur një proces gjithëpërfshirës për të vërtetuar identitetin e të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Ministri Vulin gjithashtu ka bërë me dije se në krye të kësaj organizate kriminale është shtetasi malazez Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit kriminal të Kavaçit.

‘Kryesia e qytetit të Beogradit të Partisë Përparimtare Serbe kërkon nga organet kompetente shtetërore që ta mbrojnë jetën e presidentit Aleksandër Vuçiç, por edhe të reagojnë sa më shpejt ndaj informacioneve në lidhje me përgatitjen e vrasjes së presidentit të Serbisë’.

Ndërkaq sipas të dhënave të grumbulluara, atentati ndaj presidentit ishte planifikuar të ndodhte në muajin shkurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb