Paulo Dybala është pranë largimit nga Juventus. Lojtari është në muajt e fundit të kontratës dhe nuk ka rinovuar. Sipas asaj që shkruan Fichajes.net, arsyeja është e thjeshtë, pasi argjentinasi është afër firmës me Atletico Madrid.

Dybala dhe klubi spanjoll janë në një pikë të nxehtë të bisedimeve dhe shumë shpejt mund të ketë një fund të lumtur. Klubi i La Liga dëshiron që gjithçka të kryhet me sa më pak kosto, sakaq ylli i njohur është gati të bëjë një sakrificë në pagë.

28 vjeçari e ka humbur protagonizmin e viteve të para në Torino. Ai ka vuajtur nga dëmtimet këtë periudhë, duke e lënë kështu jashtë formës fizike. Dybala te Atletico Madrid? Mbase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb