Braziliani Neymar u përfol gjatë gjithë merkatos për një largim të mundshëm nga PSG-ja pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Për një moment, gjatë korrikut u duk se po kalonte te Chelsea.

Duket se as situata e mirë momentale që 30-vjeçari po kalon në fushë në ndeshjet e fundit me skuadrën nuk ka bërë që numri një i klubit, Naser Al Kelaifi të harronte shitjen e tij, me PSG që ia kishte ofruar kartonin e brazilianit Manchester City.

Sipas raportimeve nga “Goal” kjo lëvizje e parizinëve erdhi në ditët e fundit të merkatos, por duket se ka hasur në refuzimin e anglezëve të cilët pas bisedimeve me Pep Guardiolën vendosën të mos e vazhdonin këtë tratativë.

Neymar mbetet kështu pjesë e parizienëve edhe në sezonin e ardhshëm, ku nëse vazhdon me formën e treguar deri më tani do të bëjë drejtuesit e klubit ta mendojnë dy herë largimin e tij në merkaton e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb