Xhamal Musiala ka marrë trajtën e lojtarit kryesor në Mynih, ndonëse është vetëm 19 vjeç.

“Bambi” është cilësuar shpesh nga legjendat gjermane si “Mesi” i “Pancerave”, mbi bazë të aftësive poseduese me sferën nën këmbë, aty ku driblimet qëndrojnë në krye. Gjithsesi, takimi i fundit la të kuptohet se nuk ishte dita e tij për të marrë rolin e protagonistit.

Por kjo nuk ishte e gjitha, deklarata pas ndeshjes me PSG-në, e cila konkretizoi kalimin në çerekfinale të Champions-it, do të zbardhte prapaskenën mes tij dhe Mesit: “I kërkova fanellën Leos kur ishim ende në fushë dhe më sinjalizoi të shkoja në dhomat e zhveshjes. Kur mbërrita, kuptova se ai nuk gjendej në të, ishte larguar, nuk e prisja”, përfundoi i pezmatuar Xhamali./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: