IZRAEL- Disa arkeologë kanë zbuluar në Izrael atë që mund të cilësohet si punishtja më e vjetër e alkoolit në botë, në rastin konkret një pije e përafërt për nga shija me birrën, që mendohet të jetë servirur gjatë ceremonive rreth 13 000 vite më parë.

Qendra ndodhet në shpellën Raqefet në jug të Haifës që shërbente si varrezë për banorët e natufianit (12 500 – 10 000 para Krishtit) shkruan “timesofisrael.com”.

Nëse nuk gabohemi jemi përpara dëshmisë më të vjetër të prodhimit të alkoolit që ngjasonte më shumë me një masë të trashë si supë, sesa një pije alkoolike.

Birra e prodhuar ishte ndryshe nga ajo që konsumojmë sot, por me një përqindje shumë më të vogël alkooli.

Tre gropa të vogla me një thellësi rreth 40 deri në 60 centimetra janë zbuluar, të shpuara në të njëjtën sipërfaqe shkëmbore të shpellës.

Dy vende të gërmuara në formën e poçeve shërbenin për të ruajtur grurin, i treti për ta fermentuar, bën me dije studimi i publikuar së fundmi.


Vendi ku ndodhen këto zgavra dëshmon se prodhimi i pijes lidhet me sa duket me ceremonitë apo forma të tjera të aktiviteteve sociale, shprehet Dani Nadel.

Sipas artikullit, publikuar nga disa hulumtues të Universitetit amerikan të Standford-it, këto risi datojnë disa mijëvjeçarë më herët se fillimi i kulturës artizanale të drithërave në Lindjen e Mesme.

Natufianët janë lidhja midis Paleolitit dhe Neolitit dhe tranzicionit nga mënyra e jetësës së gjahtarëve në atë të fermerëve të vendosur në Mesdheun Lindor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb