SHKODËR

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në përfundim të takimit në prefekturën e qarkut Shkodër në një prononcim të shkurtër për mediat tha se vizita e tij sot në Shkodër ishte për të siguruar garanci maksimale për jetën e shkodranëve.

“Ishte një takim siç e kemi thëne për t’i dhënë Shkodrës dhe qytetarëve të saj sigurinë maksimale të kërkuar” tha Lleshaj.

Kreu i ministrisë së Brendshme ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe në fokus të takimit me prefektin, Valdrin Pjetrin ka qenë siguria dhe garantimi i jetës së shkodranëve. Ky takim zgjati mbi një orë.

Ekzekutimet mafioze, të ngjashme me njëra-tjetrën nuk kanë qenë raste të izoluar në qarkun e Shkodrës. Brenda pak muajsh janë shënuar disa viktima, por nuk është arrestuar asnjë person si përgjegjës për ekzekutimet e kryera, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht nga strukturat ligjzbatuese.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb