ITALI – Nëntë persona kanë përfunduar në pranga pasi një hetimi që i lejoi karabinierëve të zbulojnë një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë e italiane të angazhuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.

Droga nga zona e Bergamos dërgohej në Valle Camonica të Breshias dhe pastaj “ushqente” të gjitha sheshet e qytetit.

Operacioni i nisur nga Prokuroria Publike e Breshias lejoi identifikimin e një rafinerie të drogës në zonën e Bergamos.

Karabinierët mundën të zbulojnë atje 12.5 kg heroinë, 1 kg kokainë, 10 kg marijuanë dhe 70 mijë euro para cash, të cilat u konfiskuan.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: