PRISHTINE – “I riu nga Kosova Ardit Ferizi, prej tre vjetësh ka filluar të kryejë sulme kibernetike ndaj shumë institucioneve dhe kompanive amerikane, atyre në Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjera, ndërsa të dhënat kryesisht ua ka dërguar pjesëtarëve të “Shtetit Islamik”, -thuhet në dokumentin e hetuesit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në SHBA, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”.

Hetuesi i FBI-së kishte zbuluar se tre muaj para se Ferizi të mbushte 17 vjeç, për herë të parë kishte hapur llogari në rrjetin social “Twitter”, prej nga kishte dërguar informacionet personale të 1 mijë e 351 amerikanëve te pjesëtarët e “Shtetit Islamik” (ISIS).

Në raportin prej 22 faqesh të përpiluar nga hetuesi special i FBI-së, paraqiten me detaje aktivitetet e Ferizit si udhëheqës i Hakerëve të Kosovës (KHS). Ardit Ferizi u arrestua më 14 tetor në Malajzi. Ai pritet të ekstradohet në SHBA, dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 25 vjet burg.auto_12165656_10207931385826374_895034182_n1445312035
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb