Ekipi shkencor i laboratorit të Institutit në Kroaci, i udhëhequr nga dr.sc. Olier Vugrek, ka identifikuar praninë e variantit brazilian në vend.

Sipas mediave lokale, nga 50 mostrat e analizuara, njëra prej tyre rezultoi të ishte i ngjashëm me variantin brazilian të COVID-19.

Sipas raportimeve, mostrat në fjalë u grumbulluan dhe u analizuan nga dhjetori 2020 deri në shkurt të këtij viti. Mostrat u mblodhën në Politekniken Medikol, e më pas u dërguan për një analizë më të specializuar në Institut.

Mostrat thuhet se u mblodhën nga tri qytete kroate, Zagreb, Çakovec dhe Osijek, dhe lloji brazilian u konfirmua në një mostër nga Zagrebi që u testua më 30 janar 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb