Një turist gjerman ka rezultuar pozitiv me koronavirusin, duke qenë rasti i parë i importuar në Kretë.

Ardhja e turistëve të parë ka filluar disa ditë më parë dhe kontrollet e vazhdueshme bëhen nga EODY në mënyrë që të zbulohen rastet e mundshme të koronavirusit tek turistët që mbërrijnë në ishull.
Turisti kishte ardhur në Heraklion nga vendlindja e tij.

Tashmë ai do të duhet të qëndrojë në karantinë për 10 ditët e ardhshme, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do t’i nënshtrohet përsëri një testi molekular.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: