ITALI

Rasti i parë pozitiv me koronavirus në Vatikan. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi Matteo Bruni, duke saktësuar se “të gjitha shërbimet ambulatore të Departamentit të Shëndetit dhe Higjienës janë pezulluar përkohësisht me qëllim të dezinfektimit të dhomave. Sidoqoftë, stacioni i ndihmës së parë mbetet në funksion”.

Departamenti i Shëndetit dhe Higjienës është duke ndërmarrë hapa për të informuar autoritetet kompetente italiane dhe ndërkohë janë filluar protokollet e planifikuara shëndetësore.

Ndërkohë Italia mbarë diskuton mbylljen e shkollave në të gjithë vendin për gjithë muajin mars. Do jenë ekspertët që do të vendosin nëse shkollat do të hapen pas datës 15 mars apo në prill. Deri tani numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali është 148.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: