KOSOVE-Arjan Sjarina është reperi nga Prishtina që pretendon se ka qenë njëri nga personat që ka rrahur reperin Feronit Shabani i njohur si ‘Fero’ të martën në mbrëmje në Prishtinë.

Sjarina ka postuar videon e rrahjes së Feros në rrjetin social Instagram dhe ka shkruar se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj reperit gjilanas.

“As ni boks valla hiq hahahahahah p.sh fighti osht 2 vs 2 kqyrne mirë 2 tjerët tanët nuk kanë prek. Na nuk jemi p**** realG deri n’dhe lehtë o me hap gojën por zor me majt”- ka shkruar Sjarina.


Ndërkaq, në një prononcim për Insajderin, menaxheri i Feros, Meti Elshani ka deklaruar se nuk i njeh personat që sulmuan Feronit Shabanin, mëngjesin e së mërkurës në ambientet e jashtme të njërës prej qendrave tregtare në Prishtinë.

“Jo nuk i njohim sulmuesit dhe kurrë nuk i kam parë. As Fero as kërkush nga ne nuk ka pasur probleme me njeri më heret”, ka deklaruar ai.
fero
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: