Bashkëshortja e bosit të kartelit më famëkeq të drogës në botë, Joaquin El Chapo Guzman ka dalë në gjykatë nën akuzën se e ka ndihmuar atë të drejtojë perandorinë e tij të drogës nga burgu, një ditë pas arrestimit të saj në aeroportin ndërkombëtar të Uashingtonit.

Emma Coronel Aispuro, një amerikano-meksikane 31 vjeçare, që u martua me lordin e drogës në 2007 pasi ai e kishte vënë re në një konkurs bukurie, akuzohet po ashtu se ka ndihmuar në planifikimin e arratisjes së bashkëshortit të saj nga burgu në 2015, që ai e realizoi duke kaluar një tunel të nëndheshëm nga qelia e tij.

Pas një seance në gjykatën e distriktit në Uashington DC, në të cilën Coronel mori pjesë përmes lidhjes video, ajo u la në burg pa afat dhe pa garanci, në pritje të gjykimit. Prokurorët argumentuan se ajo paraqiste rrezik arratisje pasi kishte akses në fonde të konsiderueshme dhe pretendoi se e akuzuara kishte punuar ngushtë me strukturën e komandës dhe kontrollit të organizatës së trafikut të drogës, të njohur si karteli Sinaloa, bashkë me të shoqin. Coronel me sa duket e konsideronte veten të sigurt mjaftueshëm kur rrezikoi të udhëtonte në ShBA.

Në procesin e 2018-ës ai ishte pranë të të shoqit, në Nju Jork, ajo ishte e pranishme çdo ditë në gjykatë, duke përtypur çamçakëz dhe me syze të mëdha dielli. Gjyqi përfundoi me dënimin me burg të përjetshëm për El Chapon. Por Coronel pretendonte se nuk dinte asgjë për kartelin Sinaloa duke pretenduar se çifti kishte një kompani modeste dhe se El Chapo ishte një burrë fisnik që media e kishte bërë shumë të famshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb