NGA FATMIRA NIKOLLI

Denoncim i regjimit, denon cim i shtypjes, histori “imo rale”, jetë të mbyllura sipas orekseve të regjimit. “Ai mendonte se drama e artistit në shoqëri nuk ishte zgjidhur, veçse kishte marrë forma më të buta, se artisti i vërtetë qëndronte në një farë mënyre i gozhduar në kryq, ashtu si edhe Krishti gjatë mijëra vjetëve, përderisa shpresat për barazi e drejtësi mbeteshin iluzione të largëta e të dyshimta…”. Mehmet Myftiu, Tiranë, 1993. Komunizmi kishte rënë kur u shkruan këto radhë, megjithëse, pakgjë pat ndryshuar ndërsa perdja kish ikur e hija e saj ende jo. Më 1993, shkrimtari i dha veçse mbylljen, të këtillë si më lart, një romani që pat nisur ta shkruante më 1980.

E mbajti fshehur në komunizëm e deri pas rënies së tij. E pat rrasur në një cep sekret, prej ku e nxori për ta përfunduar e për ta rrasur sërish po aty. 36 vite kanë kaluar nga dita kur në një makinë shkrimi kërcyen shkronjat e para. Është një “zbulim”, siç i pëlqen mediave të thonë, është zbulimi i një sekreti që qëndroi 36 vite në sirtar. Mehmet Myftiu e pat nisur shkrimin në kohët kur qe braktisur nga tërë, përveçse prej ndërgjegjes, në kohët kur njeriu- shkrimtar prej komunizmit, përfundoi shitës cigaresh.

Është përfunduar së shkruari më 1993 dhe titullohet “Tronditjet e një njeriu”, nis me kapitullin “Krizë”, vijon me “Buzë greminës”, me “Zhgënjimi”, më pas është “Gjyqi” dhe në fund “Shpërthimi”. Nuk dihet se ku përfundojnë notat autobiografike e ku fillon imagjinata e shkrimtarit, por kur lexohet, kuptohet qartë e nuk do shumë mend se pse nuk mund të botohej kur u shkrua: ka shumë nota “imorale” për kohën, për vitet 1980. Një shkrimtar që del nga psikiatria, një vogëlushe mes të 12-ave dhe të 14-tave që i kërkon intimitet këtij “të çmenduri” dhe ky që pranon me ndërgjegjen që i vret. “Bardhi e kuptoi se asaj i pëlqyen përkëdheljet e tij, bile se kërkonte diçka më tepër. U turbullua, e humbi, iu afrua dhe më dhe i fërkoi me epsh të hapur fytyrën, trupin, gjinjtë e parritur mirë. Vajza e vogël u zverdh, por nuk lëvizi. Ajo po kënaqej. Bardhi u largua shpejt nga trupi i saj, se vërtetë mund ta shihnin njerëzit. U largua dhe Trëndafilja duke ndjerë nxehtësinë e fërkimit të duarve të tij në gjinjtë që sapo kishin filluar t’i rriteshin.

“Degjenerimi dhe shkatërrimi nuk do të ndodhnin kurrë, po të mos sillnin kënaqësi, sidomos në fillim, po të mos ishin helm i mbështjellë me sheqer, mendoi ai i dërmuar shpirtërisht. Bardhi dhe Trëndafilja paraqiten në roman në një marrëdhënie që trondit: “Bojaxhiun e vrau ndërgjegjja se e dinte fare mirë që edhe përkëdheljet, fërkimet, puthjet e një të miture dënoheshin nga ligji në fuqi dhe e ndjeu veten hipokrit. Vajza e vogël përsëri heshtte, por kësaj radhe mes fjalëve dhe veprimeve të bojaxhiut, ajo dalloi diçka të gënjeshtër. Bardhi hapi derën dhe e nxori jashtë. Po kthehej në shtëpi i kapitur. Puthjet dhe shtrëngimet e Trëndafiles i kishin dhënë gëzim, ëmbëlsi, ngrohtësi, por rreziku që i sillnin ato e trembte.

E vriste ndërgjegjja se ishte shtyrë edhe më tej me vajzën e vogël, se po dyzonte ndaj gruas dhe fëmijëve, se po njollosej gjithnjë e më tepër”. Bardhi vetë, në roman po bën një studim ku paraqitet kyçi i dramës nga e cila vuante sistemi socialist: shtresa shfrytëzuese, shtypëse e burokracisë molepste gjithë shoqërinë, shkaktonte revoltën, depresionin, dizekuilibrin, degjenerimin dhe mpinte forcat e shëndosha shoqërore. Por, nuk është vetëm Trëndfilja, është edhe Hyria, e jo vetëm ajo. Është gjyqi i Trebeshinës është rënia e ngritja, është harresa, është jeta e tij që nuk ishte jeta e tij. Mbi gjyqin, shkëpusim: “Ai donte të nënkuptohej se e quante të padrejtë që në një sallë gjyqi të analizoheshin veprat letrare me qëllim që të përligjej arrestimi, dënimi me burg dhe se diskutimin e tyre e pranonte të bëhej vetëm në një mbledhje të zakonshme në sallat e Lidhjes së Shkrimtarëve. Trupi gjykues, duke kuptuar se dëshmitari, ashtu si edhe në hetuesi nuk do të prononcohej më gjerë për veprat që i quante të dobëta, i kërkoi të fliste takimin e tyre të fundit. Bardhi tregoi thjesht ngjarjen e asaj dite kur i kishte thënë të pandehurit që rrugët e tyre aty ndaheshin”.

Myftiu, duket të ketë guxuar në roman, po mbasi mbyllte faqet e tij, e kyçte aty ku nuk mundi të dilte deri tani. Ai përfundoi së shkruari dhe e lë mënjanë, pothuaj të harruar. Ka qenë e bija, shkrimtarja Besa Myftiu, që e ka gjetur shumë kohë më pas. Në fillim, ajo nuk ka qenë dakord që romani të botohej, duke lexuar çfarë kishte shkruar i ati e duke harruar se në atë libër duhej të lexonte shkrimtarin, jo babanë. Më pas, kur vetë ajo nisi të lëvronte letërsinë, kuptoi se mes letërsisë dhe të vërtetës, mes ndjesive të babait e shkrimtarit ka kufij e ura të pafundme, kuptoi se duhet ta lexonte si shkrimtarja shkrimtarin, jo si bija të atin dhe vendosi t’ia botonte. Ishte i daktilografuar dhe rrinte po i strukur. Nuk e kish lexuar askush veç saj, as e ëma, as i vëllai.

Mehmet Myftiu lindi në vitin 1930 në Tiranë. Në moshën 12- vjeçare u lidh me lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe u internua në kampin nazist të Prishtinës, ku shpëtoi rastësisht nga vdekja. Pas çlirimit, punoi si gazetar duke iu kushtuar në të njëjtën kohë letërsisë. Ai guxoi të vërë në dyshim ligjet e realizmit socialist dhe të mbrojë të drejtën e shprehjes së mendimit të shkrimtarit Kasem Trebeshina. Autoritetet komuniste e dërguan në internim. Aty lindi romani i tij autobiografik i titulluar “Shkrimtari”, që u dënua si reaksionar nga regjimi. Mehmet Myftiu u deklarua “armik i popullit” dhe iu hoq e drejta e botimit. Për njëzet e pesë vite rresht ai punoi si shitës cigaresh. Veprat e tij, midis të cilave “Romani i mallkuar”, u botuan pas rënies së diktaturës.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: