Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë muajin shtator për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Në postim në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se deri më tani janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin.

#Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve.
*** Deri tani janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin. Me kartën e identitetit, ju mund të vaksinoheni ndaj #Covid19 në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqëndruar.
#MbroniShëndetin?
#VaksinatShpëtojnëJetë?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb