“BalkanWeb” zbulon shkakun e sherrit të bujshëm mes aktorëve të njohur të humorit shqiptar, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi, ku nuk munguan dhe grushtet e mjetet e forta. Gjithçka ka nisur pasi dy aktorët ishin takuar për t’u sqaruar lidhur me ca keqkuptimi për disa komente në “Instagram”.

Siç mëson “BalkanWeb”, në takim ka qenë edhe shoku i Gentian Hazizit, Elton Myftiu, i cili ka qenë dhe shkaku i përplasjes mes aktorëve. Kjo për faktin se, teksa dy aktorët kanë qenë duke u sqaruar për keqkuptimet, Myftiu ka ndërhyrë dhe ka sharë Ledion.

Ky i fundit i është përgjigjur me grusht, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Genti për t’i ndarë, por në sherr e sipër Lako ka goditur edhe humoristin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa sipas policisë aktori 40-vjear Ledio Lako ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Ndërkohë, policia ka sekuestruar përforcuesin metalik dhe ka ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj aktorit Lako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb