SPAK nis hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar informacione zyrtare KQZ për formularin e dekriminalizimit për Metën.

  • foto galeri

Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për BalkanWeb shkresën ku i kërkohet një kopje e formularit të vetëdeklarimit.

Hetimi po bëhet në funksion të procedimit penal nr.122 të vitit 2022, ndërsa pritet të zbardhet se cili është objekti i këtij hetimi. Kujtojmë se Meta ka dorëzuar formuar dekriminalizimi në vitin 2013, kohë edhe kur ka kandiduar për deputet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb