Një ‘shtëpi bari’ është zbuluar nga autoritetet në Irlandë. Mësohet se Klinton Hysa 27-vjeç i njohur si piktor dhe dekorues është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

27-vjeçari u arrestua në fillim të këtij muaji pasi policia kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa po hetonte fabrikën e prodhimit të drogës të zbuluar në veri të qytetit.

Ndërkohë shqiptari i cili ishte vendosur në Manor Road në Wakefield , Yorkshire po përballet me akuza dhe posedim të lëndëve narkotike  dhe akuza për devijimin e energjisë elektrike në vlerë për më shumë se 2,000 £.

Gjurmët e gishtave të vendosura në një radiator dhe komplet peshoresh në pronë u identifikuan se i përkasin Hysës, u tha gjykatës.

Mediat e huaja shkruajnë se nga policia u gjetën 50 bimë kanabis, llamba ngrohëse dhe 40 kg të tjera drogë gjatë kontrollit të banesës në nëntor të vitit të kaluar.

Avokati i prokurorisë, David McClean, zbuloi se ngarkesa ka një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 200,000 £.

27-vjeçari herë pas herë udhëton në Irlandën e Veriut ku duhet se punon si piktor dhe dekorues .

Ndërsa gjyqtari nga ana e tij është shprehur se sasia  e kanabisit bimor që është gjetur në Irlandë është jashtëzakonisht  e rëndësishme.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb