Autoritetet në Britani kanë zbuluar një ‘shtëpi bari’ pas hetimeve të kryera në disa zona. Oficerët zbuluan më shumë se 300 rrënjë kanabisi, dhe një person i quajtur Renald Pire që kujdesej për lëndën narkotike, u arrestua nga policia.

Ai ka rrëfyer për autoritetet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në kohën kur ndodhej në një kamp emigrimi në Londër, ku edhe ishte takuar me një grup shqiptarësh. Ata i kishin dhënë 7,000 £ , ndërsa theksoi se duhet të shlyente edhe borxhin që kishte ndaj tyre.

Grupi kriminal kishte përshtatur ambientin për rritjen e kanabisit, gjithashtu policia theksoi se ky ishte operacioni më i madh që ishte zbuluar në luginën Swansea.

Renald Pire, 35 vjeç, nga Lower Wern Road, Ystalyfera , Sëansea Valley, ishte deklaruar fajtor për prodhimin e kanabisit kur u paraqit në bankën e të akuzuarve për dënim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: