Dyshja e tenderave të rrugëve të florinjta, Belinda Balluku dhe Evis Berberi, vazhdojnë abuzimet gjatë fushatës elektorale, duke shpërndarë para publike me procedura abuzive.

Kështu Autoriteti Rrugor Shqiptar, në varësi direkte të Belinda Ballukut, dhe i drejtuar nga bashkëpunëtori i saj i afërt Evis Berberi, kanë vendosur të financojnë me 4,5 milionë euro të tjera para publike vazhdimin e punimeve për ndërtimin e lotit të tretë të rrugës së Porto Romanos.

Për këtë segment me gjatësi vetëm 8 km, tenderi i parë është zhvilluar nga ARRSH në 2021, me vlerë rreth 10 milion euro. Rruga është inter-urbane dytësore në një terren krejtësisht fushor, dhe në tenderin e parë u skualifikuan oferta 3 milion euro më të mira.

Ndërkohë edhe pse kontrata kushtoi 3 milion euro më shtrenjtw, dyshja Balluku-Berberi përmes marifeteve kanë shpikur një tender të ri për plotësim punimesh me vlerën 4,5 milion euro. Tenderi është zhvilluar pa garë, dhe në të ka marrë pjesë vetëm kompania që kishte siguruar kontratën e parë. Në total loti i tretë i rrugës së Porto Romanos do të kushtojë 14,5 milion euro.

Me gjithë shkeljet flagrante që janë bërë publike SPAK nuk ka nisur hetimet për rastin. Dy janë mundësitë për shtimin me 50% të financimit të një kontratë tenderi të përfunduar, ose projektim gabim ose grabitje e pastër e parave të taksapaguesve duke falsifikuar të dhënat e zbatimit të projektit.

Për tu nënvizuar është se si në tenderin e parë ashtu dhe në atë të dytë dyshja Belinda Balluku dhe Evis Berberi kanë qenë respektivisht në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit rrugor shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb